Mogherini e Hahn, qe kur vijnë për ecuninë e MSA’s

mogherinihahn

Mbas marrëveshjes së arritun vitin e kalueme në Strasburg dhe fillimit të zbatimit në praktikë më 1 Prill të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim MSA, Kuvendi ka formu edhe Komisionin parlamentar për Stabilizim – Asociim, i cili sot në mbledhjen e parë të mbyllun për media ka diskutu për projekt- agjendën 2016 dhe për takimet nga Maji me përfaqësues të BE’s.

Ka kohë që në mbledhjet e Kuvendit nuk janë ba bashkë përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ndërsa sot po marrin pjesë përveç pozitës, deputetë të AAK’s, Nismës dhe Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti mbas takimit tha se më 16 dhe 17 Maj do të mbahet seanca e Kuvendit me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn për ecunitë e MSA’s.

Kurse raporti i punës së këtij Komisioni për vitin 2016 do të miratohet në mbledhjen e ardhshme.

Deputeti i AAK’s Pal Lekaj tha se sa herë që punohet në të mirë të Kosovës do të marrin pjesë, përveç në seanca.

 
“Na jemi për bashkim të opozitës, vetëm programet dhe ideologjia nuk na ban njisoi me VV’n”, tha Lekaj.