Mogherini e thotë edhe nji herë: Demarkacioni asht kriteri i fundit për liberalizim

Presidenti Hashim Thaçi u takue sot me përfaqësuesen e BE’s, Federica Mogherini, në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel.

Thaçi, mbasi e ka informue Mogherinin për të arritunat e Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon, ka folë edhe për liberalizimin e vizave.

Shefi i shtetit kosovar, ka thanë se Kosova tash pret nji vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Naltë, Federica Mogherini u shpreh se Kosova duhetme qenë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave dhe kërkoi që sa ma parë me u përmbushë edhe kriteri i fundit, ai i miratimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi. Ajo gjithashtu, ka thanë se dialogu duhet me vazhdue dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet me mbetë të përkushtueme për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njani-tjetrin.