Mogherini e din se Kosova nuk i ka plotësue kriteret për vizat

Ani pse deputetët e partisë së tij, veç dy ditë ma herët refuzuen me votue për emnimin e anëtarëve të OSHP’s, që asht njana prej kritereve kryesore për marrjen e liberalizimit të vizave, sot Kryeministri Mustafa ishte në Bruksel për me msitnue marrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai asht takue sot me përfaqësuesen e naltë të BE’s për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ku e ka njoftue për progresin e gjithanshëm të Kosovës.
Në anën tjetër mungon edhe nji tjetër kriter që Kosova nuk e ka arritë. Në takimin e të disa ditëve ma herët kur Kryeministri Mustafa dhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku u takuen me institucionet përgjegjëse për përmbushjen e kritereve dhe rekomandimeve të kërkueme nga BE’ja, nga vet Çollaku thuhej se mungon përmbushja e njanës prej kritereve që asht, ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Pra tue u bazue vetëm në ngjarjet e dy javëve të fundit, kuptohet se nga 8 rekomandime, 2 nuk janë plotësue ende.

Mirëpo edhe Mustafa rrugën deri në Bruksel e bani për me i kallxue Mogherinit për përmbushjet e kritereve, ajo kishte këtë përgjigjje:

“Na jemi të gatshëm me ecë përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, mbas përmushjeve së kushteve”.
Nga përgjigjje e saj, kuptohet se BE’ja nuk po mashtrohet prej përgjigjeve të Qeverisë së Kosovës, se janë plotësue kushtet.