Mogherini mban fjalim në Parlamentin e Shqipnisë

Përfaqësuesja e naltë e BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka me qëndrue për dy ditë në Shqipëri.

Gjatë vizitës ajo ka me zhvillue takime me Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Në njoftimin zyrtar të lëshueme nga zyra e saj, thuhet se Mogherini ka me i takue edhe drejtuesit e partive politike në vend për me diskutue për marrëdhaniet dypalëshe.
Mogherini ka me diskutue edhe për zhvillimet e fundit në vend, dhe perspektivën e vendit në marradhëniet ndërmjet Shqipnisë dhe BE’s.
Asht njoftue se Mogherini ka me mbajtë fjalim në Parlamentin e Shqipnisë.