Mogherini: Miratone reformën në drejtësi, se e di që gjithë ju doni që Shqipnia me ec përpara

Ashtu qysh edhe pritej, mesazhi i Përfaqësueses së Naltë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE’s, Federica Mogherini, në fjalën e mbajtun para deputetëve shqiptarë lidhej tanësisht me reformat dhe veçanërisht atë në drejtësi.
Po punojmë së bashku mirë dhe për shumë gjëra të ndryshme. Por ka ardhur koha të kalojmë në një nivel tjetër, për ta bërë këtë duhet një reformë e thellë dhe tërësore e Gjyqësorit. Të mos e harrojmë se për çfarë duhet kjo: ka të bëjë me barazinë mes të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht statusit social, mbiemrit apo fuqisë financiare. Të gjithë ju duhet të keni besim te të gjitha këto institucione dhe te shteti”, tha Mogherini.

Mogherini ia rikujtoi ligjvanësve shqiptarë se s’asht diçka e re që nga kjo reformë Brukseli kushtëzon hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Bëni atë që duhet bërë, miratojeni reformën, sepse e di që të gjithë ju doni që Shqipëria të ecë përpara. Edhe qytetarët tuaj presin që ju të bëni këtë gjë. Këtë e keni detyrim ndaj vendit tuaj, por detyrim edhe ndaj të gjithë Europës. Për këtë arsye ne i japim rëndësi kaq të madhe kësaj reforme, që do t’i hapte dyert rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave”, deklaroi Përfaqësuesja e Naltë e BE’s.

E krejt në fund, Mogherini pati nji sugjerim për deputetë shqiptarë, që e kishin mbush sallën e Kuvendit.

Çlirohuni nga ajo pjesë që dëmton vendin tuaj dhe silleni Shqipërinë më pranë BE-së”, apeloi ajo./TCH/