Mogherini në takim me Mustafën: Dialogu ndihmon në tejkalimin e ngërçit në Kuvend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, asht takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Naltë të BE’s për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, zavendëspresidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, tue e shpreh besimin se BE shumë shpejt ka me marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimit, asht diskutue edhe për zhvillimet në Kosovë.

Përfaqësuesja e Naltë, Mogherini, tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshimës politik ka me ndihmue në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.

Mustafa dhe Mogherini vlerësuen progresin e vitit të kaluem në marrëdhaniet mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, tue pasë parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociim ka me hy në fuqi nga 1 Prilli.

Mogherini theksoi randësinë e kësaj marrëdhanie të parë kontraktuale në mes të BE’s dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për me punue me Kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për me promovue progresin e matutjeshëm në agjendën BE-Kosovë.

Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE’s për me ec përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, mbas përmbushjes së kushteve.