Mogherini: Nesër vijë në Prishtinë për me festue liberalizimin e vizave

Mogherini

Shefja e diplomacisë Europiane, Federica Mogherini, ka urue kosovarët për lajmin pozitiv që ka dhanë sot Komisioni Europian që Kosova ka plotësue krejt kriteret për me lëvizë pa viza në shtetet e Europës.

Ajo ka shkrue në Twitter se asht krenare për Kosovën dhe se do të vije nesër në Prishtinë për me festue.

“Jam krenare për propozimin pozitiv për vizat për Kosovë. Nesër unë do të jem në Prishtinë për të festue dhe të vazhdojmë të punojmë përpara”, ka shkrue Mogherini.

N’ora 16:00 Mogherini ka me mbajt nji fjalim në Kuvendit e Kosovës para deputetëve ku edhe dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA e kanë konfirmue pjesëmarrjen.

Vizita e përfaqësuese së naltë të BE’s në Kosovë bahet vetëm nji ditë mbasi që Komisioni Europian rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët.

 

vizatmogeriniii