Mogherini takoi Thaçin dhe Vucic’in

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, takoi të Martën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vucic, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme në New York.

“Ata vazhduen diskutimet për fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuem nga BE, për normalizimin e plotë të marrëdhanieve”, thuhet në komunikatën që ka lshue Zyra e zojës Mogherini.

“Ata gjithashtu shqyrtuen përparimin e bamë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila ka me hy në fuqi plotësisht me 17 Tetor, qysh asht ra dakord në takimin e tyne të fundit”, thekson komunikata.