Mohamed Morsit i shfuqizohet denimi me vdekje! (video)

Nji gjykatë egjiptiane ka pranue sot ankesën e ish-presidentit Mohamed Morsi si dhe anëtarëve të tij të vllaznisë myslimane, kërkesë kjo e cila kërkonte shfuqizimin e denimit me vdekje si dhe denimet tjera karshi tyne.

Gjykata mbajti nji seancë që zgjati pak minuta, pa ndigjue asnji provë të re vendosi që me pranue kerkesën në fjalë, dhe me i anulue denimet e mahershme, raporton www.aljazeera.com

Ky vendim i prekë gjithsej 129 të pandehun, të cilët po gjykoheshin për sulmim të policisë dhe rrezikim të sigurisë në kohën e revolucionit të vitit 2011.

Ish-presidenti Morsi asht tue u mbajt ende në burg për shkak të disa akuzave të tjera për të cilat gjithashtu ka qenë i denuem me vdekje.