“Molotovi”, pistat e sigurta të policisë – pa asnji të dyshuem!

Sulmet me koktej molotovi janë shpeshtue kohëve të fundit ndaj institucioneve dhe veturave zyrtare, ndërsa policia e Kosovës deri tash nuk ka arrestue asnji person, e madje nuk ka as ndonji të dyshuem për këto raste.

I kontaktuem nga Televizioni Rrokum, vetë zadhanësi i Policisë Baki Kelani, tha se po kryhen hetime intensive.

Mirëpo ministri i Mbrendshëm Skënder Hyseni, tha sot se Policia i ka disa pista të sigurta hetimesh.

Nga ana tjetër për moskapjen e autorëve deri më tash, eksperti i çashtjeve të sigurisë Nuredin Ibishi thotë se asht fatkeqësi e madhe që Policia angazhohet në punë dytësore, sesa në ato parësore.

Edhe eksperti tjetër Burim Ramadani e sheh këtë si nji tregues që Policia dhe institucionët e sigurisë shtetnore nuk kanë arritë nivelin e profesionalizmit, sepse simbas tij, ka mënyra të ndryshme të identifikimit të autorëve.

Këto djegie e sulme nga ana e qytetarëve konsiderohen të papranueshme, derisa moszbardhjen e rasteve, ata e vlerësojnë si krim mbi krimin.

Qytetarët u shprehen shumë të indinjuem, tu e akuzue policinë si bashkëpunëtore të këtyre akteve të dhunës.