Momenti i shpërthimit afër Xhamisë së Madhe në Turqi

shperthimi-1.jpg

Nji grue 25-vjeçare, ende e paidentifikueme, mendohet se asht autorja e sulmit vetëvrasës me bombë në qytetin Bursa të Turqisë.

Prej shpërthimit raportohet për 1 të vdekun e të paktën 8 të plagosun.

Gazeta turke “Hurriyet” raporton se sulmi ndodhi në Xhaminë e Madhe të këtij qyteti, derisa aty po mbahej nji funeral, e për shkak se njerëzit ishin mbrenda xhamisë e jo në oborrin e saj, numri i viktimave ishte relativisht i vogël.

Menjiherë mbas sulmit, ekipe të shumta policie, zjarrfikës dhe ambulanca kanë marrë të plagosunit, derisa pasojat e shpërthimin janë shtri në nji zonë ta gjanë përreth.

Nuk mungojnë aludimet se mbrapa sulmit mund të fshihen aktivstët e Partisë Komuniste të Kurdistanit.

Guvernatori i Bursës, Munir Karaloğlu tha menjiherë mbas sulmit, se po punohet për zbardhjen e rastit, mbrapa të cilit munden me qëndrue organizatat terroriste.

Ndërsa Kryeministri Ahmet Davutoglu, tha se këto sulme nuk kanë me e zmbrapsë Turqinë nga lufta e saj kundër terrorizmit.

Ky asht nji sulm kundër paqes, – tha ai.