Momenti kur Ismail Kadare merr çmimin e “Komandantit”

Ismail Kadaresë i asht dorëzue dekorimi ma i naltë që Franca mundet me i dhane; titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Titulli i asht dorëzue nga Presidenti francez, Francois Hollande, mbasditen e sotme në pallatin presidencial “Elize”.

Në ceremoni ishin nji rreth i ngushtë i pjesëmarrëve, ndër të cilit ishte edhe Kryeministri i Shqipnise, Edi Rama.

Vlerësimi i artit të Kadaresë në atdheun e tij të dytë, ku zhvillon karrierën letrare që prej vitit 1990, asht njikohësisht vlerësim për kulturën dhe gjuhën shqipe.

Titulli u shpall prej fillimit të vitit, në muejin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Çmimi u krijue nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe asht i ndame në pesë shkallë të ndryshme: Kalorës, oficer, komandant, oficer i madh dhe Kryq i Madh. Çmimi jipet kur puna e fituesve rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencës, politikës, gazetarisë, etj.

I konsideruem si nji nga shkrimtarët ma gjenialë bashkëkohore, Ismail Kadare, i përkthyem në 50 gjuhë të botës, asht nominue disa herë me çmimin “Nobel” për letërsi./Top Channel/