Momenti kur plaçkitësit nxjerrin thasët me pare prej ProCredit (video)

Në Prishtinë sot rreth orës 15:40 asht plaçkitë selia qendrore e bankës ProCredit në Prishtinë.

Në nji video të sigurueme nga portali Indeksonline, shihet qartë momenti i plaçkitjes, ku pesona të armatosun dhe me maska nxjerrin thasët me pare nga banka.

Plaçkitësit kanë arritë me krye me sukses vjedhjen e tyne, e cila nga sa shihet në video asht e madhe. Policia e ka konfirmue rastin, dhe ka ba të ditun se asht në ndjekje të tyne.