MOMENTUM: Media kosovare në udhëkryq (emisioni i plotë)

Sonte n’emisionin politik ‘MOMENTUM’ ne Televizionin Rrokum, asht debatue tema: “Media kosovare ne udhekryq”.

Te ftuem per kete teme jane Baton Haxhiu, gazetar, Migjen Kelmendi, drejtor i Televizionit Rrokum, Mentor Shala, drejtor i RTK’s, Ardi Nurellari, ekspert i mediave.

Baton Haxhiu, lidhun me kete teme ka thane se cilesine e mediave e zgjedhe vetem ligji”.

Derisa per besueshmenine e televizioneve, Haxhiu ka thane se marketingu mbetet vendi ma qendrueshem ne televizion.

“Krejt sondazhet qe i kemi ba per reklamat, tregojne se 65-75 % e impikantit si ma te besueshem”, tha Haxhiu, tue thane se rrjetet socilae e kane vra vetmine e njeriut mos me qendrue i vetem.

Kurse Mentor Shala nga RTK ka thane se pothuej krejt mediat ne rajon jane ne nji vije, edhe per kah cilesia, tue thane se edhe raportet qe bahen lidhun me mediat, jane pothuej gati te paverteta.

“Tash lajmet, titujt, bahen per klikime dhe pare, dhe kjo asht tashma, fenomen global”, ka thane Shala.

Ai ka thane se ne Kosove, RTK asht i pamvarun si transmetues, dhe se besueshmenia asht ne nivel shume te mire.

Derisa Migjen Kelmendi, publicist, ka thane se media kosovare sot asht ne mes te dy epokave.

“Kontrolli nuk po bahet nga nji qender e vendosjes per mediat”, tha Kelmendi, tue thane se kakofonia po e mbyte te verteten.

Simbas tij, jemi te lire por jemi para sfidave te reja, por nuk e kemi lirine per informaten dhe se lufta e madhe sot po bahet nga lajmet e rreme apo ‘fake news’, te cilat e mbysin lajmin e vertete.

“Asht zore me identifikue, se cila media ka standart dhe cila asht ma e shikueshmja apo cila e ka cilesine ma te mire”, ka thane Kelmendi.

Adri Nurellari, gazetar, ka thane se mediat se pari duhet me heke censuren e mandej me ba lufte per cilesine.

“Pa edukim dhe arsim, nuk ka rritje te standardit dhe te cilesise se mediave”, tha Nurellari.

Derisa ne pyetjen se sa jane te rrezikuem, gazetaret hulumtues ne Kosove, debatuesit pothuej njizani, theksuen se duhet me dallue gazetarine hulumtuese prej thashethameve.

Simbas tyne, gazetaret jane tue punue ne nji ambient te veshtire, ku ne disa raste edhe po kercenohen.

Edhe gazetari Alban Dudushi, ne nji lidhje permes Skype, ka fole per cilesine por edhe cenzuren ne Shqipni.

Ai ka thane se Rama asht produkt i mediave ne Shqipni, por nga ana tjeter ai ka shetite ne studio te ndryshme, gjate fushates, por ai ne nji dalje publike i ka quejt mediat me fjalorin ma t’ulet ‘kazan’.

Kurse ne nji VOX-POP te cilin e ka ba me qytetare, emisioni MOMENTUM, del se ende qytetaret i besojne ma shume televizionit, se sa shtypit dhe rrjeteve sociale.

Debatuesit ne emision kane fole edhe per shume tema tjera, por per ma shume shihne videon e plote. /RROKUM.TV

 

Emisioni i plote