Monitorohet rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot vizitojnë Mitrovicën ku kanë me i monitorue punët në rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KDI dhe Komisionin për Punë të Jashtme kanë me qenë të shoqnuem nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Mbas vizitës, KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme kanë me mbajtë tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim me promovue bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqnisë civile si dhe qytetarëve, lidhun me procesin e dialogut Kosovë – Serbi./KosovaPress/