Monumenti simbol i izolimit dhe pritjes së Kosovës

Për nder të 9 Majit, Ditës së Europës, në sheshin kryesor të Prishtinës, u zbulue simboli “LETGO EU” apo në shqip, “Të shkojmë drejt BE’s”.

Organizatorët thanë se ky monument prej hekuri, në mënyrë simbolike shfaq rrugën nëpër të cilën ka kalue Kosova në procesin e BE’s.

Me këtë rast, Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, deklaroi se mbas arritjeve të fundit, Kosova ka marrë vlerën e vet.

E pranishme në zbulimin e këtij monumenti ishte edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se izolimi ka qenë i padrejtë, dhe në këtë rast ajo shprehu dy hidhrime për ditën e Europës.

Ajo shtoi se të ritë nuk duhet me pa Integrimin Europian si mundësi për me ikë në Europë.

E ideatori i këtij projekti Etrit Zeneli, tha se gjashtë pullat e tij, simbolizojnë komunitetet e vendit të cilat janë të përfaqësueme edhe me nga nji yll në flamurin e shtetit.

Ai shtoi se ky simbol shfaq edhe drejtësinë e vonshme të BE’s në raport me Kosovën.

Mbas zbulimit të këtij monumenti, Besa Luzha nga shoqnia civile, tha se pengesat për Kosovën kanë qenë të mëdha në integrimin europian. Simbas saj, BE nuk asht e plotë pa Kosovën.

Kosovarët kanë jetue prej kohësH të izoluem dhe e kanë pas të pamundun udhëtimin drejt shteteve europiane.

Vetëm pak ditë ma parë, Komisioni Europian dha rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.