Morina: Kunder zgjedhjes se Thaçit president jane ata qe nuk marrin pjese neser ne seance, e pro jane ata qe shkojne votojne pro, kunder ose abstenim!

I ftuemi i pare ne Rrokum Roll ishte gazetari Bajrush Morina, i cili tue e quejte bllof vendosjen e billbordeve me Hashim Thaçin ne Breg te Diellit, tha se ky asht nji hap, kur te bane njeriu hopa me kapercye lumin, kjo i qet benzine zjarrit qe tashma asht dheze.

Morina tha neser se asht nji dite shume e randesishme per vendin, tue shtue se per te s’asht e randesishme a zgjedhet ose jo Thaçi President, por ma e randesishme asht qe neser mos me ndodh asnji incident ne Prishtine.

Simbas tij, neser nuk votohet veç per zgjedhjen e Thaçit President por edhe per vazhdimin ose jo te koalicionit qeverises.

“Deputetet e LDK’s neser kane me vendos edhe per koalicionin edhe per poziten e Kryeministrit, te cilen e mbane i pari i LDK’s”, tha Morina tue shtue se neser ma shume pergjegjesi ka zotni Mustafa, se ka pergjegjesi edhe per votimin e deputeteve te partise se tij.

Faktin se ne LDK ka deputet qe nuk kane me votue Thaçin President, dhe te tille qe kane me votue, Morina e quejti “sharmi i LDK’s”.

“LDK ka nenshkrue marreveshje dhe ka obligim per respektimin e kesaj marreveshje. Neser nese jane kunder Thaçit President, jane edhe kunder koalicionit”, tha Morina.

Kategoria ma e rande e fushates politike asht PDK -LDK, tha Morina tue diskutue rreth deklarimeve e fushates se LDK’s para se me u ba koalicioni Qeverises.

Ai shtoi se as Nisma e as AAK nuk jane te nji kategorie me LDK’n.

Asht ne pergjegjesine e deputeteve te LDK’s mos me ja mundesue zgjedhjen e Thaçit President me 80 vota, mbasi bahet i pari president qe fiton postin me 80 vota”, tha Morina tue shtue se aq nuk i ka pase as Ibrahim Rugova, edhe pse zgjedhjet politike i ka fitue me mbi 50%.

“Rugova nuk kishte me leju e as me kerkue zgjedhjen e Thaçit President”, tha Morina tue shtue Rugova nuk kishte me lane Thaçin madje ne asnji institucion.

Ne pyetjen se kush munden me qene 7 deputetet e LDK’s qe i duhen Thaçit nga LDK per me u zgjedh President, Morina tha se ka shume, tue vleresue se nuk jane 7 deputet qe skane me votue Thaçin .

“Deklaratat e tyne  se s’kane me votue Thaçin per President, asht nji lloje hipokrizie e tyne se me vet pjesemarrjen e tyne mundesojne zgjedhjen e Thaçit President”, theksoi Morina.