Morina: LDK asht gëzue para kohe! EKG e PDK’s janë zgjedhjet në Drenas

Gazetari Bajrush Morina ka komentue aktualitetin politik ne vend si mysafir ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Tue fole per zgjedhjet ne Drenas, Morina ka thane se, ‘EKG e zgjedhjeve per PDK asht Drenica’.

PDK po pret cka ka me ndodhe ne Drenice, ndersa buxheti nuk ka me prishe koalicionin, sepse PDK’ja nuk asht e gatshme per zgjedhje tash.

Sa i perket mbajtjes se zgjedhjeve, Morina konsideron se ato kane me u mbajte ne vitin 2017.

“S’ka liberalizim te vizave, s’ka lufte kunder korrupcionit, ka kriza te mbrendshme, ndersa rasti Dehari e ka tensionue edhe ma shume situaten, krejt keto jane arsye qe ky koalicion nuk ka pse me vazhdue ma”, theksoi Morina, shkruen Rrokum.TV

Lidhun me deklaraten e kryeministrit Mustafa se Demarkacioni ende nuk ka vdeke, Morina ka thane se ai nuk e din qe asht gjalle.

Morina mendon se LDK nuk ka guxim me marre vendim qe me dale nga koalicioni aktual me PDK’n.

Morina i ka quejt AAK’n, Nisman dhe AKR si lagje politike, jo parti politike, tue thane se edhe nese bashkohen keto ‘lagje politke’ nunden me ba nji qytet.