Morina: LDK po heziton për riformatim të Qeverisë, sepse “i forti” të rreh e s’të len me kajtë, e i forti asht PDK

Bajrush Morina i ftuem në Rrokum Roll, thotë se VV asht degë e PDK’s.

Ndryshimi i posteve dhe karrigeve te na, e që po ndodhë edhe te LDK, asht e dhimbshme, tha në Rrokum Rol, gazetari Bajrush Morina.

Ai tha se LDK dhe Isa Mustafa duhet me lexue dhe me kuptue ma seriozisht propozimin e Kadri Veselit, për formatim t’Qeverisë.

“Fuqinë politike e ka vërtetue votuesi me 8 Qershor në vitin 2014.

Tue folë për formatimin e Qeverisë, Morina vleresoi se për PDK’n, ministri Avdullah Hoti s’asht shumë i mirë, por që nuk mundet me largue nga posti veç PDK’ja, por duhet me bashkëpunue me partnerin e koalicionit.

“LDK duhet me qenë patjetër pjesë e këtij formatimi, përpjekja e LDK’s që reformatimi me ndodh veç te partneri e jo te LDK, mundet me prishë koalicionin”, tha ai, tue theksue se nëse ndodhë që LDK don me i mbajtë ata ministra nga PDK, ka me pasë reagim.

“Unë mendoj se Isa Mustafa ka fuqi politike t’madhe në LDK, nuk e di pse po ndodh ky ngurim, por realisht LDK duhet me ba riformatim. Nëse LDK nuk don me ba riformatim, kjo kallxon se ata kane mungesë të kuadrove, ku kjo gja s’asht e vërtetë. Nuk duhet me mbetë me emna të perveçem me këta që i ka n’ministri, ajo duhet me reflektue në këtë riformatim”, tha ndër të tjera ai, tue e këshillue LDK’n me ba këtë rifomatim, se qysh tha ai ka kuadro ma t’mira se këto që i ka edhe n’ministri, e edhe në Kryesi.

Ai e fajësoi “opozitën e shkapërderdhun” që po e banë ma t’fuqishme këtë qeverisje, tue ja kujtue 2 kauzat e tyne, pêr të cilat ishin bashke per disa muej.
“Ka shumë bajraktarizëm në opozitë, ku kalon në urrejtje patoligjike”, tha ai tue shtue se Dardan Molliqaj, edhe pse asht nga ana e Dugagjinit e urren ma shumë Ramush Haradinajn se sa Hashim Thaçin e Isa Mustafën.

VV fillimisht ka qenë degë e PDK’s, që u nda, megjithatë janë nji-lloj, janë PDK e vogel.