Morina: Marrëveshja AAK-Nisma për me shpëtue Haradinajn e Limajn nga falimentimi politik

Marrëveshja e nënshkrueme sot ndërmjet AAK’s e Nisma’s, u ba që këto dy parti me e shpëtue njana-tjetrën nga falimentimi politik, kështu tha për edicionin qendror të lajmeve të Televizionit Rrokum, analisti Bajrush Morina.

Morina tha se kjo marrëveshje s’asht serioze dhe se u ba ma shumë për efekt mediatik.
E tue folë për alternativën e Vetëvendosjes, Morina theksoi se ajo asht shumë ma e detajueme dhe serioze.

“Partitë opozitareasht e vërtetë që i kanë pasë dy siklete, ato nuk ishin Demarkacioni me Malin e Zi e Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por zgjedhja e Thaçit President e arritja e pushtetit”, deklaroi Morina për Rrokum TV.