Morina: PDK po e improvizon ‘Zanzibarin 2’ permes Demarkacionit

“Te gjitha zhvillimet qe po ndodhin ne LDK po ndodhin te dera e LDK’s, qe ne fakt u dashte me qene mbrenda LDK”, ka thane opinionisti Bajrush Morina, i ftuem ne emisionin Rrokum Roll.

Ai tha se, ajo çka ndodhi jashte, ka ba qe mos me u kuptue se çka ka ndodhe mbrenda LDK’s, ne Konventen e Punes te kesaj partie.

“Spektaklet qe kane ndodhe te dera e LDK’s, kane humbe efektin e asaj se çka ka ndodhe mbrenda”, theksoi Morina.

Tue fole per ndryshimet ne statutin e LDK’s, Morina ka thane se ashtu qysh kane ndodhe gjanat nuk i ka hije LDK’s.
“Nuk i ka hije nji partie qe ka tradite demokratike, dhe LDK ka traditen ma te madhe demokratike ne Kosove”.

Ne vazhdim Morina ka fole edhe per kohen kur, simbas tij ne LDK nuk kishte rregull.

“Ne LDK, nji kohe ka pase sallamadi, kush asht çue i pari jepte deklarata per media, qe binte ndesh me programin e LDK’s. Kjo ka ndodhe prej periudhes kohore kur ka vdeke Presidenti Rugova”

Morina ka thane se PDK don me e prishe koalicionin me LDK.

“Ne momente te krizes, PDK gjithmone ka shpike diçka per me prishe koalicionin. Demarkacioni mundet me qene ‘Zanzibari’ i radhes”, ka shtue Morina, tue paralajmerue se, “nese LDK nuk e kupton kete loje mbrapa shpine te PDK’s, atehere ka me u ndeshkue ne vota”.

“Deklaratat e tashme te disa deputeteve per demarkacionin jane te vonshme, sepse nuk kane fole kur ka qene koha. Pse AAK nuk e ka ngrite kete çashtje kur ajo ka qene pjese e komunes se Pejes, komune qe e ka pase AAK” ka thane Morina, nder te tjera per çashtjen e Demarkacionit.

Morina ka fole edhe per kthimin e VV ne Kuvend.

“Betejen e gazit lotsjelles e ka nise VV, ata po kthehen ne etnogjenezen e tyne dhe prape kane me veprue keshtu tash me rikthimin ne kuvend”.

Ndersa, per dy partite tjera opozitare, Morina ka thane:

“AAK dhe Nisma e kane humbe rrugen ne oborr, sepse divergjencat qe i kane krijue ne Opozite, kane ba qe Qeverie me flejte rahat”