Mos e leni pa e pa: Çka ndodhi mbramë mes Haradinajt dhe Bahtirit (video)

Momente të çuditshme kanë ndodhë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kadri Veselit, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt nga koalicioni PAN me Behgjet Pacollin e AKR’s që braktisti LDK’n dhe Alternativën, me të cilat ishte në koalicion parazgjedhor.

Përpos momentit kur Veseli i thotë sekretarit të AKR, Rrahim Pacolli se “e ka sjellë kapitullimin sall” asht nji moment tjetër që përfshihet kryetari i Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR, Agim Bahtiri, i cili para disa kohe kishte thanë se “ka me hy në tabut para se me hy me PDK’n në koalicion”.

Në nji moment, mbasi ia uron Kadri Veselit, arritjen e marrëveshjes, Bahtiri ka nji dëshirë dhe ia shprehë Haradinajt, raporton Insajderi.

“Po du me të kap përqafe”, i thotë Bahtiri – Haradinajt.

Përqafimi ndodh, por mandej Bahtiri komunikon diçka me Haradinajn. Nuk merret vesh se çka i thotë, por Bahtiri shihet derisa ia ban me gisht.

E kjo ngjallë reagimin e Haradinajt. Ai duket nervoz.

Mos ban ashtu”, i thotë Haradinaj.

E ftyra e Bahtirit nuk duket aspak e lumtun mbas këtij reagimi.

Shperndaje në: