Mos gaboni me lanë pa e lexue këtë njoftim të Ambasadës Amerikane!

S’ka ma udhëtim për viza deri në Shkup. Kështu njofton Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se për vazhdimin e vizave nuk do të ketë ma nevojë me udhëtue deri në Shkup, por këtë mundeni me ba tash edhe në Prishtinë.

Ambasada Amerikane njofton se në qoftë se viza e juej asht ende e vlefshme ose e skadueme jo ma shumë se 48 muej, ju mundeni me aplikue për me ripërtëri atë në Zyrën e Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë.

Krejt çka duhet, asht me plotësue aplikacionin në faqen e internetit “DS-160” dhe pastaj me aranzhue nji takim për në Ambasadë, ku ju nevojitet të keni dokumentet e kërkueme bashkë me pagesën e aplikimit.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J (ende të vlefshme ose të skadueme jo ma shumë se 48 muej ma parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skadueme jo ma shumë se 12 muej ma parë), dhe të cilat kanë dhanë nji seri të plotë të shejave të gishtërijve, janë legjitime për Programin e Ri-dhanies së Vizave.

Aplikuesit duhet me qenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet me prit derisa ajo të skadojë para se me aplikue për nji vizë të re.

Ambasada njofton se për këtë nuk do të ketë tarifë shtesë, por aplikantët duhet me pague tarifën e rregullt MRV, e cila mvaret nga lloji i vizës që aplikoni.

Këto pagesa që bahen përmes bankave lokale nuk pranohen në rastet e përpunueme në Prishtinë.

Aplikantët duhet me pague sistemin konsullor në Prishtinë, ndërsa zyrtari Konsullor rezervon të drejtën me kërkue që çdo aplikant me qenë i pranishëm personalisht.