Mos i huqni: Qysh bante hajgare ‘Hosteni’ me presidentët amerikanë! (foto)

Universiteti Europian i Tiranës hap sot në mbramje n’orën 17:00 nji ekspozitë të rrallë me titull: “Arti, Satira dhe Presidentët Amerikanë në Revistën Hosteni”.

Sot krejt diskutojmë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, por ishte nji kohë kur bahej garë se kush duhej me i ironizue dhe tallë ma shumë presidentët amerikanë.

Ekspozita hapet në hollin e UET dhe asht nji vazhdimësi e dialogut që nisi me hapjen e ekspozitës “Presidentët Amerikanë dhe Marrëdhaniet me Shqipninë: Nji Retrospektivë përmes Lentes së George Tames”, fotoreporteri shqiptaro-amerikan për ‘New York Times’.

Pamjet e “Hostenit”, flasin thellësisht mbi historitë që të rijve ju kanë mungue, shkruen Mapo

Këto imazhe janë ikonike për gjeneratat që jetuen nën diktaturë në Shqipni ashtu si janë imazhet e Tames për ndërgjegjen amerikane.

Hosteni u themelue në fillim të regjimit komunist dhe doli nga qarkullimi në fund të Luftës së Ftohtë.

Sigurisht që satira politike e artit të Hostenit ishte në funksion të kohës dhe vendit ku ai u prodhue, por imazhet vazhdojnë ende sot me folë qartësisht për situatën aktuale politike.

 

12-tallja

 

11-tallja

 

9tallja

 

8-tallja

 

7-tallja

 

6-tallja

 

5-tallja

 

4-tallja

 

3-tallja

 

2-tallja

 

1-talja