Mos me kthy Shqipninë në kazan të plehnave, proteston shoqnia civile para Kuvendit!

Shoqnia Civile në Tiranë asht ngrit në nji protestë të paralajmërueme kundër projektligjit që pritet me u miratue sot nga Kuvendi i Shqipnisë dhe që lejon importin e plehnave për me u riciklue në Shqipni.

Tubimi asht mbajt para Parlamentit, ku protestuesit thanë se nëse deputetët nuk reflektojnë për me tërheq nga Kuvendi ketë draft, atëherë qytetarët kanë me ju drejtue nji referendumi.

Në nji moment gjatë protestës pati nji përplasje me forcat e policisë, mbasi shoqnia civile tentoi me afrue në hymjen e Kuvendit, nji kazan të madh mbeturinash, por nuk janë lejue nga policia.

“Kjo asht nji protestë për me kundërshtue fuqimisht miratimin e ligjit që do ta kthente Shqipninë në nji kazan të plehnave të Botës. Kjo nuk asht betejë e nji grupi ambientalistësh, por e krejt qytetarëve shqiptarë që e duen Shqipninë të pastër dhe të shëndetshme për ta dhe brezat që do vijnë me pas.
Na importojmë plehna nga shumë shtete të botës, si nga Italia, Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe SHBA.

O sot o kurrë! Nuk i duem plehnat, parlamentarët me reague”, u shpreh ambientalisti Lavdosh Ferruni.

 

2-protetsaa