Mosdeklarimi i pasunisë – kerkohet rritje e denimit

4200 zyrtarë detyrohen me e deklarue pasuninë e tyne deri me 31 Mars

Nga 1 Marsi, ka nisë procesi i deklarimit të rregull vjetor të pasunisë së zyrtarëve të naltë publik, por këta të fundit nuk duken të shqetësuem për respektimin e këtij detyrimi ligjor.

Simbas Agjencisë Kundër Korrupcionit, këtë vit kanë me e deklarue pasuninë e tyne 4200 funksionarë shtetnorë, që nga majat e piramidës shtetnore e deri te nivelet ma të ulëta të pushtetit komunal.

Mirëpo drejtori Hasan Preteni, thotë se në ditët e para vetëm nji numër i vogël zyrtarësh i kanë dorëzue formularët e deklarimit të pasunisë.

Ai thotë se kjo neglizhencë çon në rritjen e rrezikut eventual për gabime, derisa ndalet edhe te denimet, që simbas tij janë tepër të uleta për ata që mashtrojnë, tue ba me qëllim deklarime të rrejshme të pasunisë, apo edhe ma keq, tue mos e deklarue hiç.

E pyetun pikërisht për trendin e mosdeklarimeve të pasunisë, Adriana Qosaj-Mustafa nga organizata KIPRED thotë se ky trend ka me vazhdue, derisa nuk ka denime të forta.

Kështu, të 4200 zyrtarët e detyruem me ligj, kanë kohë deri me 31 Mars me e deklarue pasuninë e tyne, derisa listat kanë me u ba publike në Qershor, mbas përpunimit nga Agjencia Kundër Korrupcionit.