Moska arreston 20 përkrahës të ISIS

A picture taken on April 5, 2012, shows an aerial view of central Moscow, with the headquarters of Russia's Foreign Ministry, one of the so-called Stalin high rises, in the foreground. AFP PHOTO / ALEXANDER NEMENOV (Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)

Simbas agjencisë së lajmeve ruse RIA, rreth 20 përkrahës të Shtetit Islamik janë arrestue në Moskë. Ata po tentonin me regrutue luftarë të ri për me ju bashkue grupit.

“Gjatë nji operacioni të Shërbimit Sekret Federal dhe policisë, janë arrestue pothuejse 20 persona që kanë lidhje me ISIS”.

“Simbas informacioneve preliminare, ata po kërkonin anëtarë të ri”, shkruen RIA.
Agjencia shkruen se shumica e t’arrestuemve ishin shtetas të ish-republikës sovjetike, Uzbekistan.

Ata kishin dokumente false, tue përfshi edhe patentin e shoferit të shtetit turk.
Rusia po e ndihmon ushtrinë siriane për me luftue Shtetin Islamik në Siri.