Moti me shi, qe çka bani vaki në Prishtinë!

Të reshunat e shiut që kanë fillue gjatë kësaj jave, pritet të vazhdojnë deri të Ejten

Kështu nga e Ejtja, ka me pasë ngritje të temperaturave dhe ndreqje të motit, raporton lajmi.net. Kështu ka parashikue Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili që nga e Shtuna ka njoftue se të Hanën mbasdite ka me pasë çrregullim të motit, i cili ka me qenë tipik vjeshtor.

Nga anën tjetër, gjatë tanë natës ndërmjet të Hanës dhe të Martës ka pasë reshje të shiut.

Këto reshje janë shoqnue edhe me era të forta tue ba që me pasë edhe thyemje të mëdha të degëve të pemëve, sikurse në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Në ketë rrugë, gjatë natës asht thye dega e nji blini tue ba që të bllokohet tërë rruga në afërsi të tregut.