Moti në Kosovë, lajm jo fort i mirë!

Nga mbasditja e së Mërkurës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikue ndryshim të kushteve meteorologjike.

Vranësirat, të cilat pritet me ardhë nga pjesa verilindore e kontinentit kanë me qenë të denduna dhe të paqëndrueshme, tue kushtëzue mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut kanë me u shoqnue me fjolla të lehta të borës.

Temperaturat kanë me ra dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me naltësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale ka me shënue edhe vlera zero. Ka me frye erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.