Moti në vend, a po na vjen tash dimni

Gjatë ditëve të uikendit, vendi ynë ka me u karakterizue nga masat relativisht të ftofta të ajrit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius.

Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët.

Ka me fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.