MPB e Maqedonisë: 20 viktima, 4 të zhdukun dhe 1000 të zhvendosun nga vërshimet

Të dhanat ma të fundit nga MPB’ja dhe Komiteti për menaxhim me kriza, flasin për 20 viktima dhe 4 të zhdukun, ndërkaq damet në amvisni janë të mëdha.

Edhe komunikacioni zhvillohet me vështirësi.

Gjithashtu, bahet e ditun se deri tash, nga rajonet e përmbytjeve janë tërheqë apo zhvendosun mbi 1000 banorë.

Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me kriza i kanë propozue Qeverisë të shpall gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.