MPB i përgjigjet Kryeipeshkvit: Kosova nuk asht e rrezikueme nga sulmet terroriste

Zavendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thanë për Gazetën Express se Kosova nuk mundet me qenë bazë e sulmeve terroriste siç kanë ndodhë në Stamboll, Bangladesh e Paris.

Këtë komente Mustafa i ka ba mbas deklaratës së Kryeipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se shumë shpejt Prishtina, Tirana e Shkupi munden me u goditë nga sulmet e ngjashme terroriste siç ndodhën ditë ma parë në Stamboll.

“Statistikat me të cilat disponon policia e Kosovës, AKI’ja dhe partnerët ndërkombëtarë, flasin se Kosova nuk asht dhe nuk mundet me qenë nji bazë e sulmeve të tilla terroriste”, ka thanë Mustafa, për Express, të Diellen.

Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka kallxue se për tetë muej s’ka asnji informacion se ndonji kosovar ka shkue në luftat e Sirisë e Irakut.