MPJ denon sulmet terroriste: Qe numrat e kontaktit ku mund të pyesni për t’afërmit në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e ka marrë me shqetësim lajmin për shpërthimin tragjik në Aeoportin Ndërkomëbtar të Stambollit, ku si pasojë kanë mbet dheta qytetarë të vdekun dhe të plagosun.

MPJ shpreh solidaritetin me Turqinë dhe popullin turk në këto momente të veshtira dhe se ka me qëndrue përkrah institucioneve për çfarëdo nevoje.

Që nga momenti i shpërthimit, MPJ ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës n’Ankara dhe Konsullatën në Stamboll për t’ju informue në detaje nëse ka të perfshimë shtetas të Kosovës.

Deri në këto momente, asnji qytetar i Kosovës nuk asht prek nga sulmet por organet e sigurisë ende po vazhdojnë të angazhohen për me sigurue zonën ku ka ndodh shpërthimi dhe për me i identifikue viktimat.

Për krejt shtetasit e Kosovës që ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyne, MPJ ka vënë në dispozicion nji numër telefoni të Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, për me adresue çfarëdo pyetje dhe nevoje.

Numri i telefonit asht: +905309548870.

MPJ dhe shërbimi i saj diplomatik janë në shërbim të krejt qytetarëve të Kosovës.