MPJ e Kosovës angazhon avokat për rastin e Hilmi Kelmendit

Gjykata e Beogradit ka shqiptue 30 ditë paraburgim për t’ arrestuemin e dytë, kosovarin Hilmi Kelmendi.

Lajmin për Klan Kosova, e konfirmoi Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme.

Ai po ashtu tha se tashma për me trajtue rastin e Hilmi Kelmendit i cili asht arrestue në mesnatën e së Premtes dhe të Shtunës kjo ministri ka angazhue dhe nji ekip avokatësh.

Angazhimi i ekipit të avokatëve bahet për me ndihmue jo vetëm Hilmi Kelmendin por edhe krejt vllaznit tanë të cilët arrestohen në nji mënyrë të tillë, përfundoi Xhemaj.

 

denimi