MPJ e Kosovës dorëzoi Notë Proteste te MPJ e Malit të Zi për djegien e flamurit kosovar dhe shqiptar në Podgoricë

Flamujt e Kosovës dhe Shqipnise janë djege mbramjen e kalueme nga disa persona të panjohurn në qendër të Podgoricës.

Në lidhje me këtë ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thanë për Indeksonline se kanë kërkue nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, që me u dënue autorët e randë të këtij krimi.

MPJ e Kosovës ka dorëzuar Notë Proteste tek MPJ e Malit të Zi, duke kërkuar që autorët e këtij krimi të rëndë të gjinden dhe të dënohen. Ne kemi marr edhe reagimin zyrtar që kjo ishte vepër vandale dhe do të dënohet rëndë” , tha Selimi.

Selimi shtoi se aktet e tilla nuk kane me arrite me ndikue në prishjen e marrëdhanieve mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie partnerësh dhe fqinjësore, radikalet ekstremistë në Malin e Zi tash e shumë vite po tentojnë të shkatërrojnë fqinjësinë e mirë duke kërcënuar dhe atakuar Republikën e Kosovës por nuk do të arrijnë”, tha ai.