MSA bashkon liderët e pozites dhe opozites

Grupi për studime politike juridike mbas 7 muejeve arriti me i bashku liderët e pozitës me ata të opozitës në nji tryez diskutimi me temë “Si ta shndërrojmë MSA-në në nji proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?“.

Por edhe pse kishin pranue me qenë në të njajtën tryezë ata nuk pranunen me ia zgjatë dorën njani-tjetrit.

Fjalën i pari e mori përfaqësuesi Special i Bashkimi Europian në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili tha se MSA’ja asht marrëveshje shumë e randësishme për Kosovën, si politike ashtu edhe ekonomike, dhe përmes saj kanë me u kriju vende të reja të punës.

Unë due ta shoh ekonominë kosovare të përparueme dhe që njerëzit ta shohin vetën në Kosovë. MSA’ja ka me krijue kushte tëheqëse për investimet dhe përmes saj kanë me u krijue vende të reja të punës.

Kosova gjatë implementimit të saj duhet me plotësue standarde europiane në cilësi dhe pos Qeverisë ftojmë edhe shoqnitë civile dhe qyetarët të na bashkohen.

E mbas Zbogar’it fjalën e mori kreu i Qeverisë, Isa Mustafa.

Mustafa tha se nënshkrimi i MSA’s asht dokumenti ma i randësishëm mbas pamvarësisë së vendit dhe me ratifikimin e kësaj ka hy në nji marrveshje kontrakutale me BE’n.

Ai shtoi se për zbatimin e kësaj marrëveshje duhet angazhim i gjithë spektrit politik.

E mbas Mustafës ai që foli ishte kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili kishte thanë shumë herë që me pozitën nuk ka me u ulë në nji tavolinë asnjihere.

Në këtë rast Ymeri tha se ky diskurs ma shumë po tingellon si nji lloj miti, mbasi simbas tij lavdet për nënshkrimin e MSA’s po kalojnë në karakterin e parajsës e jo atë të politikës.

Ai madje tha se BE po përdoret si nji lloj flamuri prapa së cilit janë mfsheh edhe dështimet e Qeverive të kalueme.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se MSA ofron perspektivë për Kosovën, por shtoi që pret që Kosova të ketë liberalizim të vizave.

Veselit po ashtu nuk i ka pëlqye futja e fjalës ‘Serbi’ në fjalorin e kolegëve politikanë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’s, ma tej ftoi opozitën me u kthye në Kuvend, tue theksu edhe nevojën për nji dialog të mbrendshëm.

Ndërsa nga dy partitë tjera opozitare ishte nënkryetari i AAK’s, Ardian Gjini, i cili dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi. Ata thanë se në Kosovë ka humb besimi në instutucionet e vendit.

E mos ajtimet që kanë dy palët, bani që me dalë pa u përshëndet njani me tjetrin.