MSA ka ba bashkë pozitën me opozitën!

komisionimsa

Opozita asht e pranishme në Komisionin për stabilizim Asociim.

Në këtë mbledhje janë prezentë edhe deputetët e tri partive opozitare, Levizjes Vetëvendosje!, AAK’s dhe Nismës.

Mbas disa muejsh bojkot kjo asht hera e parë që deputetët e AAK’s dhe Nismës i kthehen Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim nga opozita janë tue marrë pjesë, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami dhe Ilir Deda.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim do ta përcjellë zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA), e cila ka hy në fuqi më 1 Prill të këtij viti.