MSA nuk e zgjidh krizën politike në Kosovë

MSA’ja nuk ka me i zgjidh problemet e mbrendshme, ju duhet që të koncentroheni bashkërisht si Qeveri, pozitë dhe opozitë që ta implementoni atë. Kështu asht shpreh sot në Prishtinë , Komisionari Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjanimit, Johannes Hahn, i cili mori pjesë në konferencën e nivelit të naltë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE dhe Kosovës.

Ai shtoj se MSA ka me krijue zhvillim ekonomik e po ashtu edhe vende të reja të punës.
“Asht shumë e randësishme që kemi ketë marrëveshje mbasi që krijon zhvillim ekonomik, krijon nji klimë biznesi për rritjen e investimeve. Por, ajo nuk ka me i zgjidh problemet e mbrendshme,ju duhet të përforconi sundimit e ligjit, të keni nji gjyqësor të mire dhe ta shtoni përkushtimin për luftim të krimit dhe korrupsionit. MSA ka me krijue zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, dhe ka me i rritë investimetet në vendin tuaj, por tani ju mbetet juve që të keni sukses në implementimin e saj”, tha ai.

E mbas këtij fjalimi, Kryeministri Isa Mustafa u zotue se ka me u përkushtue në zbatimin e MSA ‘s. Simbas tij, me nënshkrimin e MSA asht konfirmue vullneti i qytetarëve për perspektivë në integrimin europian.

Ndërsa, Presdenti i vendit Hashim Thaçi, premtoi se ka me ndikue në rritjen e besimit të investitorëve të huej.

Në këtë konferencë, Hahn përshëndeti vendimet e fundit të UEFA’s, FIFA’s dhe rekomandimin e BE’s për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën ka thanë se mbas heqjes së plotë të vizave, qytetarët e Kosovës kanë me lëviz lirshëm dhe s’ka me pasë ma mure penguese.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit asht marrëdhania e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian. Ajo hyni në fuqi me 1 Prill 2016.