“Mshele gojën dhe mos fol ma për ndamjen e Kosovës”

Partia Liberale Demokrate insiston që pushteti me ja mshelë gojën Dacic’it “me fllaster” dhe kështu të ndërpresë promovimin e ndamjes së Kosovës, e cila mandej tërheq me vete edhe ndamjet në jug të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në fund ndamjen e Vojvodinës dhe Sanxhakut, përcjell Gazeta Metro.

Kryetari i PLD, Cedomir Jovanovic, ka kërkue sot nga kryetari i shtetit dhe kryeministrja që momentalisht të vendosin pikë në këtë sjellje të ministrit të jashtëm Ivica Dacic dhe ta ndalojnë në promovimin e ndamjes së Kosovës.

“Asht e pakuptimtë të besohet në dialog dhe marrëveshje, të cilën e kemi të nevojshëm derisa Dacic po “trumbeton” mbi ndamjen e Kosovës si në kohnat ma të mira të Milosevic’it, Kostunica’s dhe Tadic’it. Çdo herë ky politikanizëm i përgjakun atij ia ka ngritë rejtingun, ndërsa vendin e ka zhytë edhe ma thellë në baltë, dhe çdo herë mandej Dacic’i “ka me futë bishtin nën shalë” tue i heqe karrigen atyne të cilët janë mbi te, të cilët mandej detyrohen të “mvaren”, Milosevic’i mbas 5 Tetorit, Kostunica në vitin 2008 dhe Tadic’i në vitin 2012”, spjegon Jovanovic në deklaratën, të cilën e ka publikue Enti për komunikim të Partisë Liberal Demokrate, transmeton gazetametro.net.

 

Ai thotë se për këtë arsye PLD insiston që pushteti me ia vendos nji “fllaster në gojë” Dacic’it dhe kështu ta ndalojë në promovimin e ndamjes së Kosovës, e cila mbas vetes tërheq idenë e ndamjeve në jug të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoni, e në fund edhe të Vojvodinës dhe Sanxhakut.

“Nëse nuk jeni në gjendja me ja mshele gojën promotorit të ideve të nandëdhetave, si kini me qene në gjendje të na bindni se jeni seriozë në qëllimin që të merremi vesh se si kemi me nxjerre vendin nga rrënojat e përgjakuna në të cilat ka përfundue për shkak të politikës së atyne viteve të nandëdheta”, ka shtue Jovanovic.