Mshelet ‘Çadra e lirisë’ në Tiranë

Mbas 90 ditëve qëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mbramë Partia Demokratike në Shqipni e ka mbyllë “Çadrën e lirisë”, ku lideri i kësaj partie, Lulzim Basha, tha se arritën marrëveshjen politike për ndryshimet kushtetuese të sistemit zgjedhor.

Basha shtoi se angazhimi për reformën kushtetuese, asht rezultat i vendosmënisë së opozitës, ndërsa vlerësoi se beteja vazhdon me marshimin e nisjes së fushatës.