MTI pa opcion për Brezovicën

Në Qershor të këtij viti, u ishte dhanë fund pritjeve të gjata për investime të mëdha në qendrën turistike të Brezovicës. Menjiherë mbas dështimit të iniciativës që zgjati rreth katër vjet, drejtuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) thanë që kanë me trajtue me prioritet të naltë ndërtimin e kësaj zone turistike. Por, përpos që nuk ka nji procedim për këtë çashtje, MTI’ja ende nuk ka gjetë as opcionin se qysh me ju qas asaj.

Në muejin Qershor të këtij viti, zyrtarisht asht konfirmue se, konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështue të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resorin e Brezovicës.

Përfaqësuesit e MTI’s kanë njoftue se ende janë në proces të analizave se, me cilin proces të shkojnë. Ndonëse nuk kanë përmendë emna të kompanive, kanë thanë që ky resor po shihet me interes të veçantë nga kompanitë e ndryshme botnore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ende asht në proces të analizimit të opcioneve ma të përshtatshme për me vazhdue me projektin. Ajo çka asht e randësishme asht se projekti i Brezovicës mbetet aktual dhe shihet me mjaft interes nga kompani të ndryshme ndërkombëtare”, ka ba të ditun Zyra për marrëdhanie me publikun e MTI’s.

Po në Qershor të këtij viti, Komuniteti Drejtues Ndërministror (KDNM) kishte njoftue se Konzorciumi i udhëhequn nga Kompania franceze ka dështue të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.

Këtë komitet drejtues, Qeveria e Kosovës e ka shpërba para pakë ditëve.