Muhamet Mustafa i përgjigjet Ymerit: Trepça nuk shitet

Në seancën plenare ku po diskutohen projektligji për Trepçën, Kryesuesi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa asht shprehë se Trepça nuk ka me u shitë dhe nuk ka nevojë për konspiracione.

“Ligji nuk asht me shitë Trepçën, por me transferue e zhvillue Trepçën. Aksionet janë pronë edhe kanë me u regjistrue në emën të punëtorëve. Kërkoj të kuptohet se ky ligj ka ardhë me punë serioze e nuk ka kurrfarë konspiracioni. Nuk asht përjashtue as qeveria, as Kuvendi as shteti në Trepçë”, tha deputeti i LDK-së Mustafa

Ndërsa, ma herët Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thanë se, Qeveria sot ka me miratue projektligjin për me shitë mandej të privati.