Muhamet Shatri: Fadil Hoxha nuk e meriton titullin “Nderi i Kombit”

fadil hoxha

Historiani Muhamet Shatri, ka thanë se Fadil Hoxha nuk e meriton titullin “Nderi i Kombit”.

“Unë mendoj se nuk e meriton, sepse asht nji titull shumë i naltë”, ka thanë Shatri në “Info Magazinë”.

Shatri ma tutje ka thanë se kjo ide nuk ka ardh në kohë të qëllueme, mbasi simbas tij, Kosova ka shumë probleme tjera.

“Probleme të mprefta me raportet fqinje dhe me problemet tjera të mbrendshme”.

“Nuk ka qenë e nevojshme që të bahet për nji arsye, pavarësisht se populli kurrë nuk e ka krahasue Fadil Hoxhën me Ali Shkuriun, por edhe ky ka qenë pjesë e strukturave të nji pushteti që u ba bashkë me forcat e nji shteti që kurrë nuk na kanë dal në krah”.