Muharremaj: Ne Tetor shkojme ne zgjedhje te jashtezakonshme

Asht tue u krye nji pune e madhe per protesten e thirrun me 14 Maj, tha i ftuemi ne Rrokum Roll, Bali Muharremaj, deputet i AAK’s.

Ai shprehu besimin se ne kete proteste ka me pase pjesemarrje te madhe te qytetareve, e kjo simbas tij, per shkak te 2 kauzave edhe per korrupcion, zhvillim ekonomik,  krim te organizuem etj.

“Protesta s’asht vec e Aleances e e Nismes”, theksoi ai tue shtue se ka me marre pjese edhe shoqnia civile.

Per marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, Muharremaj u shpreh i bindun se nuk ka me u ratifikue ne Kuvend se nuk ka me i pase as votat e opozites e as te disa nga pozita.

Ai e cilesoi edhe njihere marreveshjen si te damshme per vendin dhe per qytetaret.

“Kete marreveshje duhet me bisedue edhe njihere dy palet”, bani thirrje ai.

E i pyetun se a ka me ndikue mos pasja e votave per ratifikimin e Demarkacionit, ne prishjen e koalicionit qeverises Muharremaj tha se marreveshja s’asht i vetmi “problem” mes koalicionit qeverises.

Ai vleresoi se mbasi Kosova asht shtet parlamentar atehere nuk ka kuptim me u mbajte seancat pa opoziten.

“Na nuk e vazhdojme punen ne kete Kuvend se kjo Qeveri e ka shkaterrue vendin”, tha ai.

Megjithate ai tha se munden me u kthye ne rast se marreveshja e Demarkacionit shkon ne ratifikim, per me pengue mbajtjen e seances.

“S’asht tue pase sukses, s’ka sheja pozitive n’asnji aspekt”, tha ai per Qeverine e vendit, per te cilet shtoi se ata po mbajne seanca vec per me i rahatue njerezit e vet neper borde.

“Mas 15’it vazhdojme me punen, me i sherbye qytetareve e me diskutue per pengesat, me kqyr punen e Kuvendit”, u pergjigj ai ne pyetjen se cka kane me ba mbas protestes.

Krejt ne fund Muharremaj tha se kjo Qeveri s’ka mundesi me cue mandatin deri ne fund, tue aludue se kane me u mbajte zgjedhjet deri ne Shtator-Tetor te ketij viti.