Muhaxheri: Peja ka me dalë para Prishtinës e Prizrenit për zhvillim (video)

I ftuem ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, kandidati i LDK’s per kryetar te Pejes, njiherit kryetar aktual i kesaj komune, Gazmend Muhaxheri, thote se, per 4 vjet e ka shendrrue Pejen ne atraksion turistik ne Kosove.

Per mandatin tjeter, Muhaxheri thote se ka me synue me ba Pejen nji vend ku ja vlen me u jetue nga te gjithe.

“Synimi asht me dale para Prishtines dhe Prizrenit per zhvillim dhe atraksion turistik”, thote Muhaxheri, shkruen Rrokum.TV

Ai thote se prej te hyrave nga qytetaret, Komuna e Pejes ka arrite me i ndertue 3 shkolla te mesme.

Kryetari Muhaxheri, nder te tjera ka thane se, dora e pushtetit ne Peje asht ndi ne krejt katundet e kesaj komune.

Ma tej, Muhaxheri ka thane se Peja ka qene e renditun e dyta ne nivel te Kosoves per transparence.

Ne fund, Muhaxheri ka shtue se, prape ka me qene synim zhvillimi i Pejes gjate mandatit te tij.

“Besoj fuqishem qe kam me fitue edhe ne keto zgjedhje, sepse qytetarët e kane pa qe shume andrra i kemi ba realitet”, shprehet ai./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: