Muja: Demarkacionin s’e votoi. Mustafa frik pensionohet!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka thanë se ai nuk ka me votue Demarkacionin në këtë formë si asht tash.

Muja, i cili po merr pjesë në diskutime që po bahen për Demarkacionin në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka deklarue se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka me u pensionue shpejt.

Simbas tij, edhe në kohën e Titos – Josip Broz Tito, ish-presidenti i Jugosllavisë – kufini ka qenë në Çakorr, ashtu si edhe po thotë Opozita tash.