Muja: Kadri Veseli i ka n’dorë Demarkacionin dhe zgjedhjet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, ka thanë se Kadri Veseli e ka në dorë zgjidhjen e problemit të Demarkacionit. Simbas tij, nji gja e tillë mundet me u ba mbrenda 24 orëve për me shkue mandej te vendimi për zgjedhje të parakohshme.

Këtë propozim Muja e ka dhanë derisa ka kallxue se Kadri Veseli udhëheq me Partinë ma të madhe në Kosovë dhe asht në pozitën nga i cili mundet me i kerkue përgjegjësi Qeverisë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Kadri Veseli ka mundësi me i ngue tana palët dhe me ba nji agjendë, e cila për 24 orë arrin zgjedhjen simbas eksperteve, dhe nëse arrin që me ba këtë agjendë, ai ka me qenë shpëtimtari i situatës dhe zgjedhjeve të parakohshme, sepse këtë patate të nxehtë askush se mbanë në dorë nga liderët tutje”, ka shkrue Muja, në nji tekst autorial, botue në gazetablic.com

Ai ka thanë se në situatën aktuale asnji deputet s’ka me votue pro Demarkacionit, për shkak të rrezikut që me hy në histori si tradhtarë.