Muja: Nuk e votoj demarkacionin, jam ne PDK dhe kam me vazhdue me qene, askush nuk mundet me m’largue se jam aksionar

“Ne fakt, une nuk jam deputet i pamvarun, jam deputet i PDK’s, nuk kam hy ne PDK per interesa te mia, por per shtetndertim dhe jam aksionar. Asht per keqardhje se si nji parti e madhe i ka lane çashtjet me u armotizue”, ka thane ne Rrokum Roll, Shaip Muja, deputet i pamvarun.

Tue fole per PDK’n, Muja tha se partite e medhaja ma shume jane te interesueme per me zgjedhe liderin e saj, se sa per ideologjine.

“Mendoj se, PDK asht institucioni ma pergjegjes ne Kosove, dhe se barte barren ma t’madhe per ndertimin e shtetit”.

Muja tha se, ne PDK, duhet me u vleresue çdo anetar qe asht detyre, dhe se çdo anetar i PDK’s per me u ba i tille, duhet me i ba disa detyra prej bazes.

Ai e falenderoi partine per mundesine qe ja ka dhane per me qene pjese e saj.

“Nuk krijoj anmiqesi politike me koleget e mi ne LDK e parti tjera”.

Ai i ka ba thirrje opozites qe me u kthye ne institucione.

“I ftoj NISMA’n dhe partite tjera me u kthye ne institucione, e me i thane fol e mbushma mendjen, e ata duhet me i vertetue ato gjana qe i thone”.

Tue e lexue proceduren e marreveshjes se demarkacionit, rregulloren, simbas se ciles asht dashte me vijue nenshkrimi i marrveshjes nga Qeveria kosovare, Muja kallxoi pikat se, ku s’asht respektue rregullorja.

“Edhe opozita, them se e ka pase mire, kur e ka kundershtue me tyme marreveshjen, e arsyetoj, derisa nuk jemi te mire-informuem”, tha ai.

Per te, pazari me demarkacionin qe po e ban BE, asht i paqendrueshem.