Çka ndodhi n’Pallatin e Drejtësisë qe i bani punetoret me dale tuj nga prej godine?!

pallatidrejtesi

Që nga sot, nga dy orë në ditë punëtorët e Pallatit të Drejtësisë do ta ndërpresin punën, për shkak të kushteve të këqija të punës.

Ky lajmërim ka ardhë nga Sindikata e Judikaturës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku thuhet se vendimi ishte marrë në mbledhjen e 25 Marsit.

Punëtorët ankohen se ky objekt ka mungesë të oksigjenit dhe si pasojë disa punëtorë kanë pasë probleme shendetësore.

“Andaj punëtorët e kësaj gjykate vendosen se tue fillu që nga sot me datë 29.03.2016, do të ndërpresin punën nga dy orë në ditë, prej orës 13:00 deri n’ora 15:00.

Kjo formë e protestës ka me vazhdue deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt.

Nëse organet kompetente nuk marrin masa në plotësimin e kesaj kerkese, punëtorët paralajmërojnë ndërpremje totale të punën në ndërtese”, thuhet në komunikatën për media.

Protestës, si theksohet edhe në komunikatë i janë bashkangjit institucionet tjera të akomodueme në Pallatin e Drejtësisë si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore.