Mungesa e parkingjeve vazhdon me qenë problem për Prishtinën

Në Prill të këtij viti, nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu, kishte premtue se gjatë verës ka me u zgjidhë problemi i parkingjeve në kryeqytet.

Por, tashma kemi hy në vjeshtë dhe ky problem që e mundon Prishtinën tash e sa kohë, vazhdon të krijoj telashe në komunikacionin e kryeqytetit.

Qytetarët ankohen që përveç që s’kanë ku t’i parkojnë kerret, po ashtu edhe banorët e qendrës thonë se po u damtohen automjetet në parkingjet e banesave nga të tjerët, njofton klankosova.

Komuna e Prishtinës ia ka lanë fajin qeverisjes qendrore.